Recomienda este artículo a tus amigos:
Shqiperia dhe Tokat e Lirueme 1939-1946 Romeo Gurakuqi
También disponible como:
Shqiperia dhe Tokat e Lirueme 1939-1946
Romeo Gurakuqi
Ky liber eshte botimi i dyte i permiresuar dhe i shtuar i Studimit Shqiperia dhe Tokat e Lirueme, 1939-1946 vellimi II. Kjo monografi ka në fokus të shqyrtimit, Historinë e Shqipërisë dhe të "Tokave të Lirueme" gjatë periudhës së viteve 1939 - 1946, dhe ndahet në tre faza studimore: 1. Periudha e pushtimit nga Italia Fashiste; 2. Periudha e pushtimit gjerman; 3. Periudha e pasçlirimit, ose e vendosjes së regjimit të terrorit komunist. Studimi mbyllet me ngjarjet në Shqipëri dhe për Shqipërinë gjatë vitit 1946. Vepra është një rishkrim dhe kritikë e trajtimeve të deritanishme të kësaj periudhe të Historisë së Popullit Shqiptar, duke ofruar fakte të reja, një dokumentacion të ri, interpretime të reja, këndvështrime origjinale dhe metodologji bashkëkohore të hulumtimit, bazuar mbi parimin e kryqëzimit të dokumentacionit të ardhur nga jo më pak se dy burime të pavarura. Punimi është i bazuar krejtësisht mbi burime arkivore, ku veçohen National Archives në Londër, National Archives në SHBA, Arkivi Qendror i Shtetit i Republikës së Shqipërisë, Archivio Storico Diplomatico del Ministero degli Affari Esteri (Romë), Archivio Centrale dello Stato (Romë), Ufficio Storico dello Stato Maggiore dell'Esercito (Romë) etj.
| Medios de comunicación | Libros Paperback Book (Libro con tapa blanda y lomo encolado) |
| Publicado | 1 de septiembre de 2019 |
| ISBN13 | 9781691079384 |
| Páginas | 762 |
| Dimensiones | 170 × 244 × 39 mm · 1,19 kg |
| Lengua | Español |